Aktualitet

Mposhti koronavirusin/ Mjeku Dhimitër Kraja, lë Spitalin Infektiv


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 04/04/20 |
el ida

Mjeku i njohur, Dhimitër Kraja, ka arritur të mposhtë koronavirusin.

Lajmin e mirë e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në “Facebook” se profesor Kraja sapo ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv.

“Lajm i mirë, që më gëzoi pa masë!🙏🏼 Sapo ka lënë Spitalin Infektiv, në gjendje të mirë shëndetësore, prof. Dhimitër Kraja.”, shkruan Manastirliu.

Lajmi u përshëndet nga kryeministri Rama dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Kraja, kishte dalë në pension, por u rikthye tek Infektivi, për të shërbyer dhe ndihmuar stafin mjekësor në këto ditë të vështira të përballjes me COVID-19./Opinion.al

Pas