Kronikë

Motori shpërthen në flak pas përplasjes me makinën, plagoset një person


               Publikuar në : 22:35 - 07/09/19 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës  në rrugën Transballkanike.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motor, cili pasi është rrëzuar ka shpërthyer në flakë. Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al E.Xh.

Pas