Kronikë

Motor i përplasur në Xibrakë, gjendet e plagosur shtetasja e huaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:16 - 23/10/20 |
el ida

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Xibrakës.

Sipas raportimeve të para mësohet se në vendngjarje është gjetur një motor i përplasur, ndërkohë që një grua është  plagosur. Informacionet paraprake bëjnë me dije se shtetasja e plagosur është e huaj dhe ende nuk është identifikuar.

Policia ka dyshime se në motor udhëtonte edhe një burrë, por ai  nuk është gjetur, ndaj policia është duke kryer kërkime në zonë. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë të paqarta.

Ndërkohë e plagosura është dërguar në spital./Opinion.al

Pas