Aktualitet

Mot i kthjellët në vend, si do të luhaten temperaturat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 07/09/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ketë një mot me kthjellime të cilat do jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të Shqipërisë, përjashtuar zonat malore, të cilat do të kenë vranësira më të dukshme. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë pasdite si edhe gjatë natës, ku kthjellimet do të jenë prezente.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre duke u luhatur nga 14°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë./Opinion.al

Pas