Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mostrat dërgohen në Gjermani”, Manastirliu: Shtohen testimet për virusin

2021/02/03 at 2:11 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mostrat dërgohen në Gjermani”, Manastirliu: Shtohen testimet për virusin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka qenë ditën e sotme në Qendrën Shëndetësore Nr.8, teksa ka bërë me dije se testimi i shpejtë ka nisur në 4 pika të reja në Tiranë, duke e çuar në 10 numrin e tyre. Gjithashtu bëhet me dije se në këto pika do të kryhet edhe testimi me metodën klasike të PCR.

“Pasi vlerësuam ecurinë e gjashtë pikave të para të testimit në komunitet në Tiranë, përsa i përket kohës, por edhe situatës epidemiologjike mbi të gjitha, vendosëm që të shtojmë edhe katër pika të tjera. Në qendrën shëndetësore nr.8, në qendrën shëndetësore Kamëz, në qendrën shëndetësore nr.1 dhe në qendrën shëndetësore nr. 3. Pra janë hapur 10 pika testimi në komunitet në Tiranë, ndërkohë që në gjithë Shqipërinë janë 55 pika të testimit të shpejtë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu gjatë fjalës së saj ka përmendur edhe mutacionet e reja të COVID-19. Sipas saj një punë e madhe është duke u bërë përsa i përket kapjes së mutacioneve apo varianteve të reja të virusit.

“Ne kemi vendosur që në këto pika testimi të përfshijmë gjithashtu dhe testimin nëpërmjet PCR. Ky një element i shtuar përsa i përket punës dhe identifikimit të rasteve të dyshuara në territor. Por edhe punës që ne jemi duke bërë për kapjen e mutacioneve dhe varianteve të reja, që është një pikë shumë e rëndësishme dhe për të cilën janë trajnuar i gjithë ekipi ynë i epidemiologëve. Ne jemi në bashkëpunim edhe me institutet ndërkombëtare për identifikimin dhe kapjen në kohë të varianteve të reja të COVID19”, tha Manastirliu.

Ndërkaq, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, u shpreh se ku institucion është duke bashkëpunuar me institucione të tjera në Gjermani për identifikimin e varianteve të reja të virusit.

“Ne jemi duke shfrytëzuar dhe metodika të tjera, të cilat na janë vënë në dispozicion nga kolegë të ndryshëm në lidhje me testimin nëpërmjet PCR, për identifikimin, jo saktësisht të variantit, por që identifikojmë nëse kemi të bëjmë me diçka të re.  Ndërkohë po bëhen gati mostrat e tjera për t’u dërguar pranë Institutit të Virologjisë Charite në Berlin. Dhe natyrisht kjo është një punë që do të vazhdojë, krahas punës së laboratorit me PCR, do të vazhdojë edhe puna për dërgimin e vazhdueshëm të mostrave në lidhje me identifikimin e të gjitha varianteve të reja, jo vetëm variantit britanik, por të çdo lloj variant të ri, në mënyrë që këto mutacione të kapen në kohë”, tha Bino./Opinion.al

Etiketa: covidmanastirliusilva binotestime

Ju sugjerojmë

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre
Bota

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre

27 Janar, 2026 3:41 pm
Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit
Kronikë

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

27 Janar, 2026 3:40 pm
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

27 Janar, 2026 3:35 pm
Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius
Bota

Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius

27 Janar, 2026 3:08 pm
Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë
Politikë

Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë

27 Janar, 2026 2:41 pm
Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze
Bota

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

27 Janar, 2026 2:08 pm
Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore
Politikë

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

27 Janar, 2026 2:05 pm
Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili
Bota

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

27 Janar, 2026 2:00 pm
Moti i keq, 34 viktima në SHBA
Bota

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

27 Janar, 2026 1:52 pm
“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament
Kryesore

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

27 Janar, 2026 1:50 pm
Para
Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Francë,Suedi e Gjermani

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Francë,Suedi e Gjermani

Kombëtarja, miqësore me Uellsin më 5 qershor

Kombëtarja, miqësore me Uellsin më 5 qershor

Tiranë/ Pikat ku duhet të drejtoheni për të kryer testin e shpejtë

Tiranë/ Pikat ku duhet të drejtoheni për të kryer testin e shpejtë

TE FUNDIT

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre
27 Janar, 2026

6 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pasi një aksidenti të rëndë në Timis të Rumanisë....

Lexo më shumë

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit
27 Janar, 2026

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën e 24...

Lexo më shumë

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
27 Janar, 2026

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, kryetari i...

Lexo më shumë

Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius

Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius
27 Janar, 2026

Një valë e fortë të nxehti me temperatura rekord të larta në Australinë juglindore ka shkaktuar zjarre në shkurre, ka detyruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com