Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Francë,Suedi e Gjermani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 03/02/21 |
Doriana Çepunaj

Këtë të mërkurë ka nisur shërbimi për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë për shqiptarët që janë rezidentë në shtetin francez. Ndërkohë që ky shërbim ka nisur dje për shqiptarët në Suedi ndërsa nesër do të nisë edhe në Gjermani. Lajmi është bërë me dije nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se aplikimi do të bëhet përmes portalit E-Albania.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka nisur sot shërbimi për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë rezidentë në Francë.

Kujtojmë se i njëjti shërbim ka nisur ditën e djeshme për shqiptarët rezidentë në Suedi, ndërsa që prej ditës së nesërme më datë 04.02.2021, shërbimi për pajisjen me dokumente ID do të nisë edhe në Ambasadën shqiptare në Berlin. MEPJ fton të gjithë shtetasit shqiptarë të aplikojnë në portalin ‘e-Albania’, duke ndjekur udhëzimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

 

Pas