Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin e SHBA-së John Sullivan dhe i dorëzoi atij një notë ku protestonte kundër komenteve “të papranueshme” të Joe Biden për presidentin rus Vladimir Putin, të përcaktuar si “kriminel lufte” dhe “diktator vrasës”.
Kjo është raportuar nga disa media amerikane, duke përfshirë CNBC dhe agjencinë Bloomberg.
Sipas Rusisë, fjalët e presidentit amerikan mund të shkaktojnë prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara./Opinion.al