Pas marrëveshjes me opozitën parlamentare, kryeministri Edi Rama i ka bërë apel kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që opozita jashtëparlamentare të vijojë punën në Këshillin Politik.
Sipas kryeministrit, Basha dhe PD nuk duhet të bëjnë gabimet e të shkuarës dhe të braktisë tryezën por të vijojë puna edhe pse nuk m un të ketë konsensus të plotë.
“I bëj apel Bashës, PD dhe të gjithë aleatëve të tyre që mos bëjnë gabimet e të shkuarës duke refuzuar tryezat dhe të vazhdojmë punën bashkë. Kuptohet nuk jemi të detyruar për të rënë dakord për të gjitha. Konsensus 100% është objektiv shumë realist, por mund të biem dakord për shumëçka. PS ka bërë të gjitha lëshimet, përpjekjet, nuk ka kërkuar atë që mund të kërkonte. PD nuk mund të, mund të bëjë, por s’mund të imponojë ekzistencën imagjinare të një parlamenti që ka të gjitha atributet për të çuar përpara funksionimin e procesit zgjedhor. Të gjithë procesin politik. Jemi në rrugë shumë të mbarë. Kush vazhdon në këtë rrugë ecën mbarë.”- tha Rama./ Opinion.al