Policia Kufitare e Morinës ka kapur dhe ndaluar një shtetase të shpallur në kërkim kombëtar. Elizabeta Ahmeti , 58 vjeçe, banuese në Tropojë kërkohej nga forcat e policisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë, e kishte dënuar me 1 një vit burg për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 143 të K.Penal. Materialet e para proceduriale do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë , për vlerësim.