Kjo fundjavë ka sjellë një fluks të madh qytetarësh kosovarë në pikën kufitare të Morinës. Vetëm deri në mesditën e së premtes 6000 qytetarë kanë kaluar pikën kufitare në drejtim të Shqipërisë. Edhe kjo e shtunë gjithashtu nisi me një fluks të lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova, ku radhë deri në 70 metra janë krijuar në hyrje të pikës kufitare në Morinë.
Ndërkohë nga ana tjetër policia kufitare njoftoi se në orët e para të ditës kaluan kufirin rreth 5000 shtetas të Kosovës.
Për të përballuar fluksin e lëvizjes, policisë kufitare prej ditës të premte i është dashur që të punojë me 6 sportele shtesë në mënyrë që të shmangë sa të mundë vonesat dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje./Opinion.al