Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Monopoli i kompanive po “mbyt “ tregun e Kosovës

2016/10/04 at 1:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Monopoli i kompanive po “mbyt “ tregun e Kosovës

Tregu i Kosovës është i monopolizuar; fuqinë në treg e bartin kompanitë private, që janë të lidhura më pushtetin në nivel qendror dhe lokal, por edhe me partitë politike; tenderët publik kanë fuqizuar veprimtarinë e këtyre kompanive, që dikur nuk kanë ekzistuar apo kanë qenë biznese të vogla, thonë organizatat joqeveritare që veprojnë në Kosovë.


Fenomenin e monopolizimit të tregut, ndërkaq, e ka pranuar edhe vetë kryeministri,Isa Mustafa, i cili në njërën nga mbledhjet e qeverisë, ditë më parë, ka thënë se “ka përshtypjen që firma të caktuara e kanë monopolizuar tregun, dhe se një numër i vogël i kompanive po marrin shumë tenderë, ndërkohë të tjerat jo “

Se në Kosovë ka kompani që dominojnë në treg e thotë edhe Artan Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”.

Ai, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se janë dhjetëra kompani, kryesisht që merren më veprimtari të ndërtimit të objekteve dhe infrastrukturës rrugore, që fillimisht janë krijuar para pak vitesh dhe tashmë veprimtarinë e tyre e zhvillojnë me kapital milionësh.

Krejt këto kompani, sipas tij, kanë lidhje me partitë politike, të cilat edhe financojnë fushatat e tyre për zgjedhje.

“Problemi është se ato kompani kanë marrë aq shumë tenderë dhe kanë krijuar kapital të madh dhe në parim tash është shumë problem të heqin monopolin e atyre kompanive, të cilat po përmbysin në një farë mënyre komplet procesin e tenderimit publik. Për shkak se hyjnë me çmime më të ulëta, kanë kapital më të madh dhe shkelin kompanitë tjera, kurse edhe mjetet tashme i kanë më të sofistikuara se sa kompanitë tjera”, thotë Demhasaj

Demhasaj, ndërkaq, thotë se shumica e kompanive private janë krijuar në vitin 2008, ose kanë ndryshuar veprimtarinë e tyre, duke u përshtatur me punët e investimeve nga institucionet qeveritare.

“Ndërsa disa kompani tjera që kanë qenë ekzistentenë atë kohë, në një mënyrë janë shuar, për shkak se kanë pasur të pamundur marrjen e tenderëve. Kjo është bërë për shkak se kompanitë e caktuara kanë pasur lidhje direkte me partitë politike”, thekson Demhasaj.

Edhe Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, pranon se ka monopol në treg dhe këtë gjendje, thotë ai, qeveria aktuale e ka trashëguar nga qeveria e kaluar.

Megjithatë, ai shprehet se vetë fakti se ky fenomen është pranuar nga kryeministri, është një qasje e re, me të cilën do të merren autoritet kompetente.

Gërxhaliu, beson se viteve të fundit, kjo dukuri është zvogëluar.

“Është e vërtetë se në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të asaj që ka pasur monopole të ndryshme në shërbime, në projekte në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”

“Mirëpo, jemi dëshmitarë të asaj se gjërat kanë marrë kahjen e vet. Vitet 2015-2016 janë vite të dialogut dhe partneritetit publiko- privat dhe tashmë nuk mund të thuhet se nuk ka transparencë dhe dialog”, thotë Gërxhaliu.

Për t’u konsideruar një ndërmarrje monopoliste apo me pozitë dominuese duhet të ketë pjesëmarrje në tregun relevant në vlerë prej 25 për qind. Po ashtu, dy ose më shumë ndërmarrje mund të jenë në pozitë dominuese nëse, në raport me konkurrentët e tyre, veprojnë bashkërisht në treg.

Për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së tregut dhe për të ndaluar veprimet që çrregullojnë konkurrencën e lirë, në Kosovë vepron Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Kryetari i këtij Autoriteti, Valon Prestreshi, në një përgjigjeje me shkrim, pa precizuar se a ka shkelje ligjore, për Radion Evropa e Lirë ka treguar se në cilat raste ndodhin shkeljet ligjore.

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë vendos çmimin jo real të blerjes apo shitjes, ose kushte tjera të pa drejta tregtare, si dhe kufizon prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve”, ka thënë ai.

Prestreshi thotë se pasi të bëhet monitorimi ndaj abuzimit të pozitës dominuese, gjatë hetimeve të ndërmarrjeve eventuale dhe ka dëshmi rreth abuzimit, sipas Ligjit janë të detyruar të bashkëpunojnë me AKK-në.

Të gjithë akterët që hezitojnë të bashkëpunojnë gjobiten në vlerë deri në 3,000 euro.

Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, “ka kërkuar nga të gjitha ministritë që të respektojnë ligjin dhe procedurat e prokurimit publik, në mënyrë që të gjithë operatorët ekonomik të trajtohen në mënyrë të barabartë”.

Radio Europa e Lirë

Etiketa: kosovemonopoltregu


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
FOTO-SKANDALI/ Zbardhet emaili sekret, Clinton: Të shkatërrojmë Sirinë për të shpëtuar Izraelin

FOTO-SKANDALI/ Zbardhet emaili sekret, Clinton: Të shkatërrojmë Sirinë për të shpëtuar Izraelin

Ja si t’i hiqni njollat e vajit në rroba

Ja si t’i hiqni njollat e vajit në rroba

Ramën e kryqëzojnë në Gjegjan: Pusho se po na sheh gjithë Shqipnia

Incident në Maliq/ Qytetari-Ramës: Kërkojnë të më vrasin! Regjia ndërpret transmetimin
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}