Bota

Modelja e Instagramit joshi rojen, mamaja e saj politikane u arratis nga burgu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:02 - 30/10/21 |
Opi Nion

Një situatë e ngjashme me skenat e një filmi ka ndodhur në Kolumbi. Një modele Instagrami ka ndihmuar mamanë e saj politikane që të arratisej nga burgu, duke joshur rojen e sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019 në Kolumbi, por çështja është ende në gjykim dhe mediat e huaja kanë zbuluar detaje të reja.

Bëhet fjalë për modelen Aida Victoria Merlano 21 vjeç kishte vënë në zbatim planin për të shpëtuar mamanë e saj Aida Merlano Rebolledo, e cila u dënua me 15 vjet burg për mashtrim votuesish, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje.

Mundësia për t’u arratisur, Rebolledos iu dha kur iu aprovua leja për të shkuar te dentisti. Por teksa shoqërohej nga një roje burgu dhe shoferi për tek klinika dentare, roja qëndroi jashtë dhe 38-vjeçarja në atë kohë u lejua që të hynte e vetme. Ky ishte momenti kur nënë e bijë vunë në zbatim planin. Vajza e politikanes, 21-vjeçarja Aida Victoria Merlano, hutoi rojen me hiret e saj dhe nëna e saj zbriti me një çarçaf nga ballkoni i klinikës dentare duke i shpëtuar burgut.

Liria zgjati pak pasi disa muaj pas arratisjes, politikania u kap në Venezuelë në Janar 2020./Opinion.al

Pas