Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moda si art i rikrijimit të vetvetes

2016/09/22 at 5:34 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Moda si art i rikrijimit të vetvetes

Dizenjatorja e njohur Yllka Brada, nën përkujdesjen personale të së cilës janë këngëtarët Ledri Vula dhe Dren Abazi, por edhe zonja e parë e Kosovës, prezantoi koleksionin e saj të ri për vjeshtën 2016 të titulluar “Persona”.


Shkruan: Albatros Rexhaj

Duke ndjekur nga afër veshjet e koleksionit “Persona” të dizenjatores Yllka Brada, që u prezantua në një sfilatë dhe performancë atipike – në ambientet e një reparti pune të një shtypshkronje të vjetër të kohës së komunizmit që enkas për këtë event ishte transformuar në një pistë mode ku defiluan modelet e shkollës artistike Model MNG si dhe disa aktorë teatri e filmi që enkas për këtë natë u transformuan në modele –  në mendje më kalonte shprehja ikonë e asaj që përherë ishte në kundërshtim me të gjithë të tjerët, guximtares Tris nga trilogjia “Divergjentja”: “Do të gjej shprehi, mendime e rregulla të reja. Do të bëhem një diçka ndryshe!”

Yllka_Brada (1)

Të gjithë ne jemi një lloj viktime e të rëndomtës të vetëpërsëritshme, që fatkeqësisht sot përcakton ritmin e të gjitha hapave tanë në jetë, por, Yllka Brada beson në atë se njeriu mund ta rikrijojë vetveten. Dhe atë disa herë brenda një dite të vetme. Me koleksionin e saj “Persona”, Yllka na thotë se nëpërmjet veshjes njeriu mundet vërtet të gjejë shprehi, mendime e rregulla të reja për veten dhe mund ta përjetojë vetveten në një dritë tjetër, si një diçka ndryshe, pse jo edhe si diçka më tepër sesa percepsioni i rëndomtë që ka për vetveten. Nuk e kemi të vështirë ta kuptojmë se Yllka ka shumë të drejtë, sepse ndjenja kronike e monotonisë më së miri pasqyrohet nëpërmjet përtesës dhe mungesës së vullnetit që të ndryshojmë veshjet gjatë ditës.

Yllka_Brada (2)

Të gjithë e dimë se monotonia nënkupton një tip varfërie shpirtërore që ndjejmë, ndërkaq kjo varfëri më pas nxit një ndjesi apatie apo mungesë idesh e dëshire për të menduar për atë se çfarë mund të veshim, qoftë edhe për një shëtitje në bulevard. Me koleksionin e saj të ri, Yllka sugjeron se jo domosdoshmërisht duhet të jemi të ftuar në ndonjë ngjarje të rëndësishme në mënyrë që të kujdesemi për veshjen tonë. Dhe në psikologjinë e të gjithë kësaj ideje të Yllkës, qëndron besimi se duke u kujdesur për pamjen tonë të jashtme, ne ndikojmë edhe në mënyrën se si e ndjejmë dhe e përjetojmë veten tonë, pasi që të gjithë ne kemi nevojë urgjente që të bëjmë diçka në mënyrë për ta rritur dhe ushqyer ndjenjën e vetëvlerësimit pozitiv për veten. Kjo e fundit nënkupton pikërisht atë detaj kritik i vetë qenies sonë që edhe veshjes më ekstravagante ia shton apo ia humb vlerën.

Yllka_Brada (3)

Meqënëse “Persona” paraqet një lloj revolte kundër monotonisë dhe të rëndomtës sonë, nuk është për t’u habitur pse Yllka ka zgjedhur që të punojë veç me katër ngjyra: gri, bardhë, zi dhe blu. Këto katër ngjyra janë ngjyrat që më lehtësisht asociohen me monotoninë e të jetuarit, por në të njëjtën kohë janë edhe ngjyra themelore për vetë kuptimin e jetës. Ngjyra gri identifikohet me inteligjencën, por edhe me formalizmat në jetën tonë, prandaj Yllka e ka zgjedhur për veshjet e saj të parapara për ambiente pune. Gri më e lehtë për femrat dhe gri pak më e theksuar për meshkujt, në të dyja rastet sinonim për nevojën për vetësiguri e vetëvlerësim. Veshjet për kohë të lirë, ajo pjesa e pushimit pas punës, na vinë si ndërthurje e të bardhës me të  zezën, si sinonim i bashkëdyzimit të natyrshëm të mirëkuptimit, qetësisë, mirësisë, forcës, vitalitetit dhe dëshirave të brendshme. Ato po ashtu vinë edhe në ndërthurje të ndryshme me blunë, sinonim i lirisë dhe imagjinatës. Ndërkaq për veshjet e darkave të vona, takimeve romantike dhe festave elegante, Yllka ka zgjedhur ngjyrën e zezë si sinonim të misteriozitetit dhe pasionit të fshehtë.

Yllka_Brada (4)

Në përputhje me trendet globale të vitit 2016, por edhe brenda frymës së konceptit të saj kreativ, Yllka i shkrin vijat dalluese mes veshjeve për femra dhe meshkuj, duke krijuar hibride kreative që i japin një ndjesi më të ngrohtë krijimeve të saj. Po ashtu Yllka eksperimenton me volumin, por tregohet më e përmbajtur se një pjesë e madhe e kreatorëve të tjerë, si dhe po ashtu me shumë masë i përdor palat, rruazat dhe elementet e qëndisura, por edhe detaje nga ato që rëndom njihen si uniformë pune, që të gjitha këto elemente të trendeve globale të këtij viti, por të përdorura me një shije unike brenda idesë së saj. Konsideroj se edhe përdorimi i materialeve si lesh 100% nga brendi Marzoni, pastaj pëlhura 100%  kadife dhe mëndafsh ishin gjetje të qëlluara, sepse koleksionit i japin një shkëlqim të përmbajtur, diçka shumë komode për gjendje të ndryshme shpirtërore që mund të kemi. E veçanta e këtij koleksioni është se ajo bën një hap në të ardhmen duke funksionalizuar me shumë shije elementin “Wall street style”, të meshkujve dhe femrave afariste, që pretendohet të jetë një nga shtyllat kreative globale të pranverës dhe verës 2017.

Yllka_Brada (5)

Parë në tërësi, si veshjet e meshkujve dhe ato të femrave, vërtet lënë shijen se kanë dal nga dollapi i një personi të vetëm që është i apasionuar pas idesë që të duket bukur dhe këndshëm në çdo pjesë të ditës. Ky person ka vetëvleresimin e duhur që ta respektojë veten dhe të tregojë kujdes për dukjen, me të njëjtin pasion dhe përkushtim, në të gjitha pjesët e ditës. “Persona” e Yllka Bradës, ashtu siç e përjetova unë, është një manual për artin e rikrijimit të vetvetes, shprehur me gjuhën e veçantë dhe shumë të bukur të modës.

Yllka_Brada (6)

Si artiste, Yllka është një guximtare e vërtetë, e denjë për grupin e atyre pak artistëve që natyrshëm janë në kundërshti me të përgjumurit, prandaj, në fund të prezantimit të saj, në çastin kur modelet dhe Yllka po parakalonin për të fundit herë, duke u përshëndetur me publikun, si mesazh intim, pikë reflektimi krejtësisht personal, sikur dëgjoja një shprehje tjetër ikonë nga “Divergjentja”: kujt po i plas më për atë që të tjerët e vlerësojnë si e bukur, dua diçka që më dallon!

Dhe çfarë na bën të ndihemi të dalluar, qoftë edhe në mesin e turmave më të mëdha: ndjenja se imazhi ynë, veshjet dhe mënyra si dukemi, pasqyron faktin se vërtet po ndihemi mirë me veten.

 

(Autori është shkrimtar, ky shënim është krejtësisht personal)

 

 



Ju sugjerojmë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Epoka e mosbesimit

Epoka e mosbesimit

Video/ Shikoni si kërcehen vallet shqiptare në kuzhinën e Rene Rexhepit

Video/ Shikoni si kërcehen vallet shqiptare në kuzhinën e Rene Rexhepit

2 shqiptarë dhe 1 kosovar kapen me 45 kg kanabis

Foto/ Brenda punishtes së kanabisit, 3 km larg pistës së avionit
















TE FUNDIT

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com