Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjekja shqiptare kundër promovimit nga Ministria: Të dyfytyrë dhe të cekët

2019/08/31 at 2:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mjekja shqiptare kundër promovimit nga Ministria: Të dyfytyrë dhe të cekët

Një nga personat e promovuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Diasporës është Jana Nano. Ajo është një mjekje shqiptare e cila është pjesë e grupit kërkues “Epidemiologjia e Diabetit” pranë Institutit të Epidemiologjisë në Helmholtz Zentrum München në Gjermani.


Në faqen e ministrisë, Jana është promovuar si një nga krenaritë e Shqipërisë në botë dhe bashkangjitur fotos së saj është edhe një CV. Megjithatë ajo nuk e ka aprovuar aspak këtë veprim nga ana e ministrisë pasi siç shprehet asaj nuk i është marrë leje për këtë publikim.

Në një reagim në Facebook Nano ka reaguar ashpër ndaj këtij fenomeni të cilin ajo e quan “të dyfytyrë dhe të cekët”.

“E dyfytyrë, sepse shumë prej këtyre njerëzve u larguan pasi nuk patën mundësi tjetër për të patur një jetë të denjë dhe të sigurt. U larguan pasi vendi i tyre nuk ishte një opsion! Vendi i tyre nuk u dha as edhe një mundësi për të shprehur veten.

E cekët, sepse aktivizon dhe stimulon ndjenjat demotivuese tek njerëzit, duke i bërë të mendojnë që andej jashtë Shqipërisë, është toka e premtuar” shkruan Nano.

Ajo shkruan se që në momentin kur u largua nga Shqipëria sistemi arsimor “po kalbej”.

“Sot, nga skandalet e herëpashershme, protestat e studentëve, emigrimi masiv i të kualifikuarve, kuptoj që vendi ka ecur veç mbrapsht!” shton ajo në postimin e saj.

Kritika e mjekes shqiptare është që meritat për sukseset e shqiptarëve nëpër botë nuk mund të publikohen si krenari e qeverisë por “të vetmet që duhen të ndihen krenarë janë Shqiptarët, të cilët kontribuuan nga njëra anë me gjenet luftarake, e nga ana tjetër, me sakrificat e djersën e familjeve, me zemrat e copëtuara ndër kontinente!”.

Reagimi i plotë i Jana Nanos

Thjesht rastësisht, në fakt nga urimet e miqve, vura re që në profilin e Ministrisë së Diasporës, ndër shumë profileve promovimi shqiptarësh në botë, ndodhej edhe imi (me një foto).

Ky akt është bërë totalisht pa marrë asnjë lloj aprovimi nga ana ime. Përvec shfryrjes së momentit sesi një faqe zyrtare e shtetit nuk njeh konceptet bazë të privatësisë individuale dhe nuk denjon as të dërgojë një mesazh aprovimi, një ulërimë e brendshme, e papërkufizueshme që më zgjati gjatë gjithë mbasdites më detyroi të ndaj me ju këto rreshta.

Kam rreth 8 vjet që kam ikur nga Shqipëria. Në atë kohë (studente në vitin e fundit të mjekësisë), kisha një entuziazem dhe kuriozitet të përjetoja sa më shumë alternativa të tjera organizimi (më së shumti ne kontekstin e arsimit, se ai ka qenë aktiviteti im kryesor), larg botës ku isha rrethuar. Në atë kohë, në statusin e studentit, ishim përpjekur të artikuloheshim kundër fillesave të kalbëzimit të sistemit. Por me një përqasje tmerrsisht naive, pa kuptuar sa të thella i paska patur rrënjët gangrena e arsimit shqiptar. Sot, nga skandalet e herëpashershme, protestat e studentëve, emigrimi masiv i të kualifikuarve, kuptoj që vendi ka ecur veç mbrapsht!

Ky është një zhgënjim i thellë dhe i trishtë!

Në këtë kontekst, kjo strategjia e Ministrisë së Diasporës me promovimin e ;Shqiptarëve në botë’, me duket e dyfytyrë dhe e cekët!

E dyfytyrë, sepse shumë prej këtyre njerezve u larguan pasi nuk patën mundësi tjetër për të patur një jetë të denjë dhe të sigurtë. U larguan pasi vendi i tyre nuk ishte një opsion! Vendi i tyre nuk u dha as edhe një mundësi për të shprehur veten. Është shumë normale që njerëzit të lëvizin përgjatë jetës së tyre për të bërë eksperienca të reja pune a për të shijuar kultura të ndryshme jetese. Por ka një ndryshim të madh kur e bën këtë, sepse vendi yt nuk të siguron nevojat bazike të nje jete normale. Situata aktuale e Shqipërisë është reflektim i drejtpërdrejtë i politikave keqmenaxhuese dhe paaftesisë së drejtuesve.

E cekët, sepse aktivizon dhe stimulon ndjenjat demotivuese tek njerëzit, duke i bërë të mendojnë që andej jashtë Shqipërisë, është toka e premtuar. Të vendosesh si i huaj në një vend të ri ka vështirësite e veta. Nuk ke problemet primitive si në Shqiperi, por forma të tjera si p.sh. duhet të punosh shumë për të fituar besimin e njerëzve, kërkon kohë të krijosh komunitetin tënd të njerëzve ku mund të mbështetesh pasi je totalisht vetëm, diferencat kulturore ose gjuha etj, gjëra që në vendin tënd i merr të mirqena. Të kërkohet të të rregjet lëkura, me pak fjale! Përse gjithe këtë energji te mos e japësh në vendin tend? He pra, pse nuk krijoni kushtet që këta të rinj e të reja të lulëzojne në vendin e tyre e jo gjetkë?

Prandaj, shut the f*** up!!!, kur promovoni njerëz, të cilët u larguan prej politikave tuaja të këqija! Ndihem e turpëruar për ju, që në padyfytyrësinë tuaj, krenoheni për një punë që nuk dhatë asnjë kontribut. Përkundrazi, vendi im është sot edhe me keq seç e kam lënë! Ju jeni arsyeja kryesore pse shqiptarët sot ndihen të palumtur në vendin e tyre dhe ndërmarrin kalvarin e mundimeve të pafundme të “kurbetit” me fëmijët backpak në shpatulla!

Të vetmet që duhen të ndihen krenarë janë Shqiptarët, të cilët kontribuan nga njera anë me gjenet luftarake, e nga ana tjetër, me sakrificat e djersën e familjeve, me zemrat e copëtuara ndër kontinente! /Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas
Bota

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas

6 Korrik, 2025 9:55 am
Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?
Life Style

Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?

6 Korrik, 2025 9:48 am
Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike
Bota

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike

6 Korrik, 2025 9:46 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

I dënuar me 20 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, kapet në kufirin shqiptar

6 Korrik, 2025 9:21 am
Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione
Bota

Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione

6 Korrik, 2025 9:08 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk formon parti

6 Korrik, 2025 8:50 am
Përmbytjet në Teksas, rritet numëri i viktimave
Bota

Përmbytjet në Teksas, rritet numëri i viktimave

6 Korrik, 2025 8:40 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Kryesore

Parashikimi, 6 qershor 2025

6 Korrik, 2025 8:28 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 6 korrik 2025

6 Korrik, 2025 8:06 am
Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Para
Tre vite pas miratimit të reformës në drejtësi, Braçe kritikon sistemin

Tre vite pas miratimit të reformës në drejtësi, Braçe kritikon sistemin

Zbardhet kalendari, Kuvendi shqyrton dekretet e Metës brenda 2 seancave

Zbardhet kalendari, Kuvendi shqyrton dekretet e Metës brenda 2 seancave

Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për një tjetër dosje të bujshme

Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për një tjetër dosje të bujshme
















TE FUNDIT

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas
6 Korrik, 2025

Ndërsa nga Izraeli njoftohet se do të dërgojë në Doha një delegacion për bisedime indirekte me Hamasin, në Rripin e...

Lexo më shumë

Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?

Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?
6 Korrik, 2025

Pamjet e kancelares britanike Rachel Reeves me lot në sy gjatë një seance në Parlament, dominuan faqet e para të...

Lexo më shumë

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike
6 Korrik, 2025

Britania po rivendos marrëdhëniet diplomatike me Sirinë pas luftës civile shumëvjeçare të vendit, njoftoi sekretari i jashtëm britanik, David Lammy,...

Lexo më shumë

I dënuar me 20 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, kapet në kufirin shqiptar

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
6 Korrik, 2025

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në kufirin shqiptar. Alija Arslan, banues në Kërçovë të Maqedonisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com