Kryesore

Zbardhet kalendari, Kuvendi shqyrton dekretet e Metës brenda 2 seancave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 31/08/19 |
Al Do

Konkretisht, ditën e hënë parashikohet që të bëhet seanca hapëse e punimeve të Kuvendit për sesionin e ri parlamentar. Kjo seancë do të jetë solemne, por mazhoranca nuk do të humb kohë për të vijuar agjendën e saj politike.

Të hënë do të zhvillohet seanca e parë e punimeve të Kuvendit për sesionin e ri parlamentar. Ajo parashikohet të jetë një seancë solemne por megjithatë mazhoranca ka menduar të mos humbë kohë për të rrëzuar dekretet e presidentit Meta.

Përpara seancës së parë, në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit e cila miraton programin e punimeve për 3 javë. Sipas draftit paraprak, mazhornca synon që të rrëzojë të gjitha dekretet e Metës brenda datës 19 shtator, që do të thotë në dy seancat e para.

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim gjatë muajit korrik dhe gusht 9 ligje të miratuara në Kuvend. Ndër ta ishin edhe dy konçesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat si edhe ligji për Koncesionet.

Megjithatë pritet që nëse mazhoranca do të marrë në konsideratë vërejtjet e presidentit Meta ose thjesht do të rrëzojë dekretet e tij për rishqyrtim. Duke marrë parasysh qëndrimin e saj kritik kur Meta i ktheu ligjet në Kuvend atëherë pritet që kundërshtinë ndaj vendimit të Presidentit ata ta bëjnë edhe ligjërisht.

Në seancat e datës 12 dhe 19 shtator pritet të shqyrtohen të gjitha dekretet e Presidentit. Agjenda është mjaftë e ngjeshur ashtu siç pritet të jetë muaji shtator sa i përket debatit politik që pritet të nisë.

DATAT E DEKRETEVE

12 SHTATOR

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11225, date 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.04.2008 “Për rezervat materiale të shtetit”

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11226, date 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, date 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015″

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11227, date 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11235, date 23.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 42/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar””

19 SHTATOR

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11248, date 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 44/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, date 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11251, date 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11254, date 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)””

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11255, date 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot -Balldren””

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11256, date 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë. /Opinion.al

Pas