Sociale

Mjekimi pa recetë/Specialistët–qytetarëve: Kryeni vizita që situata mos përkeqësohet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 15/01/23 |
Opi Nion

Në periudhë virozash, shumë pacientë në vend që t’i drejtohen mjekut për konsultë zgjedhin rrugën më të shkurtër, marrjen e antibiotikut në farmaci pa recetë.

Sipas specialistëve kjo është e gabuar pasi në vend që situata shëndetësore të përmirësohet, mund të agravojë më tepër.

Mjekët këmbëngulin se për çdo lloj mjekimi apo trajtimi, pacientët duhet të paraqiten me patjetër pranë specialistit përkatës për të marrë recetën e duhur.

Teksa ditët e fundit është shtuar ndjeshëm fluksi i qytetarëve që paraqiten në Poliklinika me viroza dhe grip, mjekët bëjnë apel për sa më shumë kujdes./Klan News

Pas