Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteri i ish-gruas së Vladimir Putin. Ku ka humbur Ludmilla?

2018/04/25 at 1:00 PM
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Misteri i ish-gruas së Vladimir Putin. Ku ka humbur Ludmilla?

Shumë pak dihet për jetën personale të Vladimir Putin, një prej njerëzit më të fuqishëm të globit, që drejton Rusinë prej thuajse dy dekadash. Ata pak gazetarë rusë që kanë guxuar të rrëmojnë e përgjojnë nga “vrima e çelësit” për udhëheqësin e Kremlinit, ashtu siç raporton Newsweek në 2014, përcillen me “mirësjellje”, disa madje edhe janë dorëhequr.


Akoma më pak dihet për Ludmillën, ish-bashkëshorten e Vladimir Putinit, me të cilën ai ishte i martuar për 3 dekada, deri kur njoftuan divorcin në 2013. Tre vite më vonë u raportua se ajo ishte martuar sërish, me një burrë 20 vite më të ri, por askush nuk e konfirmon dot.

Edhe sot, për Ludmilën dhe dy vajzat e saj me Presidentin rus pak dihet. Aq sekrete është jeta e tyre, sa në Rusi janë përhapur lajmet se ish-bashkëshortja e Presidentit i është bashkuar një manastiri.

Por çfarë dihet për Ludmillën? Më poshtë lista e atyre pak gjërave që qarkullojnë për të, sipas Newsweek:

1 – Para se të martohej me Vladimir Putin në vitin 1983, punonte si stjuardesë në kompaninë ruse të fluturimeve, Aerflot. Flet mirë frengjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

2 – Thuhet se u takua me Vladimir Putin në Leningradin e asaj kohe, tani Shën Pjetërburg në fillim të viteve ’80 të prezantuar nga një mik i përbashkët.

3 – Ludmilla dhe Vladimir kanë dy vajza, Maria dhe Katerina, që kanë lindur në përkatësisht në 1984 dhe 1985. Pak dihet për to pasi të dy prindërit i kanë mbajtur larg syrit publik. Edhe kur vazhduan universitetin, dy vajzat u regjistruan dhe përfunduan studimet nën emra të rremë, për të mos zbuluar identitetin e tyre.

4 – Pas punës i agjent i KGB-së, në vitet ’80, çifti u rikthye në Shën Pjetërburg, ku Putin nisi të punojë për qeverinë. Reuters ka raportuar se megjithëse Ludmilla kishte ambiciet e veta, Vladimir dëshironte që të mbante larg vëmendjes publike e mediatike.

5 – Reuters raporton gjithashtu se Ludmilla nuk e kishte fort përzemër dhe nuk i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes dhe as roli si Zonja e Parë e Rusisë.

6 – “Me tregonte se nuk i pëlqente as të udhëtonte shumë, as të shfaqej në publik. Nuk ishte gati për rolin e Zonjës së Parë, që e zuri të papërgatitur!”, deklaronte në 2013, Slava Zaitsev, një stiliste ruse që vishte Ludmillën.

7 – Në 2013, gjatë shfaqjes “La Esmeralda” në Kremlin, çifti njoftoi publikisht divorcin. “Martesa jonë përfundon për faktin se ne mezi shohim njëri-tjetrin. Vladimir është plotësisht i zënë me punën e tij. Famijët tanë janë rritur tashmë dhe mua sinqerisht nuk më pëlqen publiciteti, vëmendje”, deklaronte Ludmilla.

8 – Ajo e mbajti fjalën dhe ka qendruar larg vëmendjes mediatike e publike që prej asaj kohe, aq sa në shtypin rus qarkulluan lajme se ishte bërë murgeshë.

9 – Në 2016 u raportua se Ludmilla ishte martuar sërish, këtë herë me një burrë thuajse 20 vjet më të ri, Artur Cheretny. Artur është drejtor i organizatës jofitimprurëse, Qendra për Zhvillimin e Komunikimeve.

10 – Së fundmi thuhet se çifti ka blerë një vilë në jug-perëndim të Francës me një vlerë prej 7.46 milionë dollarë. Raportohet se vila është nën rikonstruksion, por shifra me të cilën është blerë ka ngritur pyetjet mbi pasurinë misterioze të Vladimir Putin, që një ish-këshilltar i Qeverisë ruse e përllogarit në 70 miliardë dollarë./Top Channel



Ju sugjerojmë

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike
Bota

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

7 Tetor, 2025 3:17 pm
Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës
Bota

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës

7 Tetor, 2025 3:09 pm
Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë
Bota

Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë

7 Tetor, 2025 11:26 am
Izraeli dëbon Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë drejt Greqisë dhe Sllovakisë
Bota

Izraeli dëbon Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë drejt Greqisë dhe Sllovakisë

6 Tetor, 2025 5:45 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Bota

Orban: BE po shpërbëhet, nuk duhet ta pranojmë euron

6 Tetor, 2025 3:43 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Familjet e pengjeve izraelite kërkojnë që Trump të fitojë Çmimin Nobel për Paqen

6 Tetor, 2025 3:37 pm
Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen
Bota

Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen

6 Tetor, 2025 10:08 am
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Para
HEC-et në Osum, çështja shkon në gjykatë. Kompania padit qeverinë për prishjen e kontratës

HEC-et në Osum, çështja shkon në gjykatë. Kompania padit qeverinë për prishjen e kontratës

Reporterët pa kufi: Rama sulmoi gazetarët me fyerje “injorantë” “sharlatanë”,  i sheh si kundërshtarë

Reporterët pa kufi: Rama sulmoi gazetarët me fyerje "injorantë" "sharlatanë", i sheh si kundërshtarë

Foto/ Si duket sot burgu famëkeq i Spaçit

Foto/ Si duket sot burgu famëkeq i Spaçit
















TE FUNDIT

Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës

Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës
7 Tetor, 2025

Nga shitja e biskotave në rrugët e Morenos deri te veshja e fanellës ikonike të Argjentinës, udhëtimi i 21-vjeçarit Lautaro Rivero ngjan...

Lexo më shumë

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike
7 Tetor, 2025

Të paktën 15 milionë adoleshentë të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin cigare elektronike në mbarë botën, sipas raportit...

Lexo më shumë

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës
7 Tetor, 2025

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Herdecke, në rajonin e Westfali. Kryebashkiakja e Herdecke Iris Stalzer, e cila sapo ishte...

Lexo më shumë

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
7 Tetor, 2025

Edicioni i 41-të i Festivalit të Filmit të Aleksandrisë i jep Robert Budinës dy çmime, skenari më të mirë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com