Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen

2025/10/06 at 10:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen

Më shumë se 200 alpinistë kanë mbetur të bllokuar nga një stuhi dëbore në shpatet tibetiane të malit Everest. Media shtetërore kineze thotë se autoritetet kanë arritur t’i kontaktojnë të gjithë ata.

Rreth 350 të tjerë janë çuar në vende të sigurta nga ekipet e shpëtimit, sipas raportimeve të medias.

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka publikuar disa foto që tregojnë operacionin e shpëtimit që është duke u zhvilluar.

Bora e madhe bllokoi qindra turistë që po bënin ecje në luginën tibetiane që të çonte në faqen lindore të malit Everest gjatë fundjavës, në fillim të një feste kombëtare tetë ditore në Kinë.

Një guidë i përshkruan reshjet e dëborës si jashtëzakonisht të larta për këtë kohë të vitit, ndërsa ekipet e shpëtimit udhëzojnë turistët përmes stuhive të borës rreth shtigjeve dhe rrugëve të bllokuara.

Reshjet e borës në luginën e Karmës, e cila të çon në faqen lindore të Everestit, filluan të premten në mbrëmje dhe vazhduan deri të shtunën, duke lënë qindra alpinistë të bllokuar.

Mediat lokale fillimisht thanë se rreth 1,000 alpinistë kishin mbetur të bllokuar. Të hënën, media shtetërore kineze raportoi se 350 persona u evakuuan, ndërsa rreth 200 të tjerë janë kontaktuar .

Qindra fshatarë vendas dhe ekipe shpëtimi janë vendosur për të pastruar borën që bllokon hyrjen në zonë, e cila ndodhet në një lartësi prej më shumë se 4,900 metrash.

Autoritetet lokale thanë se shitja e biletave dhe hyrja në Zonën Pamore të Everestit janë pezulluar që nga e shtuna për shkak të reshjeve të dendura të borës. Gjatë javës së kaluar, turizmi vendas ka lulëzuar në Kinë, e cila është në mes të festës njëjavore të Ditës Kombëtare të njohur si Java e Artë.

Everesti është maja më e lartë në botë me mbi 8,849 metra. Edhe pse shumë njerëz përpiqen ta ngjiten në majë çdo vit, ajo konsiderohet një ngjitje tepër e rrezikshme. Të dhënat sugjerojnë se ka pasur më shumë se 280 vdekje në mal.

Shumica e këtyre vdekjeve janë nga ortekët ose rrëzimet. Sëmundja akute malore, me simptoma të marramendjes, të vjellave dhe dhimbjeve të kokës, ka shkaktuar gjithashtu vdekje.

Ju sugjerojmë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Nga puna si murator në yll të Premier League, historia e Igor Thiagos
Sport

Nga puna si murator në yll të Premier League, historia e Igor Thiagos

5 Dhjetor, 2025 4:32 pm
Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA
Kryesore

Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA

5 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Para
Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën

Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

TE FUNDIT

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
5 Dhjetor, 2025

Bashkimi Evropian ka zbuluar plane për të përdorur miliarda euro në asete të ngrira ruse për të ndihmuar në mbulimin...

Lexo më shumë

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
5 Dhjetor, 2025

Ukraina ka akuzuar Rusinë për transferimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer në “kampe të ri-arsimimit”, një praktikë që është dënuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com