Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mirëpritet propozimi i presidentes Osmani që për Asociacionin të diskutohet me SHBA-në

2023/10/01 at 1:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mirëpritet propozimi i presidentes Osmani që për Asociacionin të diskutohet me SHBA-në

Propozimi i presidentes Vjosa Osmani që draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë të përgatitet bashkë me SHBA-në, po mirëpritet nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tyre, me amerikanët duhet të vendoset që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive që e paralizon funksionimin e Kosovës.

Ata thonë se pavarësisht zhvillimeve të fundit dhe sulmit terrorist në veri, dialogu nuk ka alternativë. Megjithatë, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje mbesin të vendosur se kushtëzimi për Asociacionin në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, nuk do të zbatohet.

Profesori universitar, Arben Fetoshi thotë se kryeministri Albin Kurti duhet të ketë komunikim intensiv me përfaqësuesit e lartë të ShBA-së, për Asociacionin, mbi bazën edhe të deklaratave të tyre se i njëjti s’do të jetë një nivel tjetër i pushtetit në Kosovë.

“Ajo çka na duhet tani është një komunikim intensiv i kryeministrit Kurti me aleatët, me zotëri Escobar në radhë të parë për t’i siguruar garancionet që Asociacioni të mos jetë mekanizëm që e paralizon funksionimin e Kosovës. Ju e dini se kemi marrë vazhdimisht garanci nga ana e ShBA-së që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe asociacioni s’do të jetë nivel tjetër i pushtetit në Republikën e Kosovës dhe mbi këtë bazë qeveria jonë duhet të lëvizë në drejtim të draftimit të statutit të Asociacionit në përputhje me vizionin e prezantuar nga kryeministri në mënyrë që pastaj presioni të zhvendoset mbi Vuçiç”, thotë ai.

Konstruktivitet në këtë temë pret edhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, i cili thotë se Kosova duhet të ofrojë pozicionin e saj në raport me atë si e sheh Asociacionin brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

“Në momentin që pala kosovare do të dëshmohet si bashkëpunuese edhe këto presione do të largohen. Gjithsesi nuk duhet të harrohet në asnjë moment që Asociacioni është pjesë esenciale e marrëveshjes finale. Pa garantimin e situatës së pakicës serbe në Kosovë, pas arritjes së marrëveshjes finale, pas një lloj njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë nuk mund të ketë asnjë mendim ose ide për përfundim të suksesshëm të dialogut”, thotë Muhaxhiri.

Pavarësisht deklaratës së presidentes Osmani për Asociacionin, deputetja e mazhorancës, Fitore Pacolli, se ekzekutivi duhet të jetë e kujdesshme në raport më Asociacionin, pasi qëllimi i Serbisë është që të kushtëzojë për Asociacionin dhe mos të zbatojë pikat të tjera të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.

“Tani kemi kushtëzimin nga Serbia e cila thotë Asociacioni fillimisht tani dhe për të tjerat shohim. Ne si qytetarë të Kosovës, si deputetë, si politikan kemi mjaft mësime nga e kaluara dhe e dina se çfarëdo hapa që marrin përfaqësuesit e Serbisë nuk munden me qenë hapa të drejtë dhe munden me pa situatën njëanshëm. Qëllimi i tyre është që të shtyjnë për Asociacion dhe hapat të tjerë të marrëveshjes të mos realizohen kurrë”, thotë Pacolli.

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se zgjidhja për Asociacionin është që Kosova të ulet me ShBA-në dhe ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të Kosovës.

Më 24 shtator një grup i armatosur rëndë terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Asociacioni ishte pika ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë edhe në takimin e nivelit të lartë të dialogut më 14 shtator në Bruksel, ku kryeministri Albin Kurti akuzoi Vuçiçin se po kushtëzon Asociacionin me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit./klankosova

Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Zjarri në Darëzezë të Fierit, Balla: Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së

Zjarri në Darëzezë të Fierit, Balla: Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së

Burg për të arrestuarit e grupit të Laert Haxhiut

Burg për të arrestuarit e grupit të Laert Haxhiut

Erdogan për sulmin në Ankara: Do t’i eliminojmë deri në terroristin e fundit

Erdogan për sulmin në Ankara: Do t’i eliminojmë deri në terroristin e fundit

TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com