Stilistja Mirela Nurçe sjellë këtë herë një koleksion shumë të veçantë veshjesh. “Veshur në pafajësi”, është një koleksion unik me vizatimet e “Institutit të Nxënësve”, që nuk dëgjojnë.
Vizatimet e tyre janë derdhur në copa e në stofra shumëngjyrëshe, me të cilat Mirela krijoi një koleksion të tërë veshjesh, aksesorësh e këpucësh.
Koleksioni shpreh ndjenjat e këtyre nxënësve, komunikon botën e tyre me ngjyra, duke treguar që ata janë persona me aftësi të kufizuara, por me talente të pakufizuara. Imazhi i këtij koleksioni është përzgjedhur modelja, Emina Cunmulaj. Ky projekt është realizuar me mbështetjen e UNDP dhe platformës Tring.