Aktualitet

Miratohet sot buxheti, pedagogët protestë para parlamentit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 24/11/22 |
Opi Nion

Teksa ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku ndër të tjera do të miratohet buxheti për vitin 2023, pedagogët po mbajnë një protestë para parlamentit.

Kërkesa që parashtrojnë është rritja e buxhetit për arsimin e lartë dhe për kërkimin shkencor.

Sikurse duket në foto, në duar pedagogët mbajnë pankarta që kërkojnë që arsimi i lartë të jetë prioritet kombëtar, që buxheti për të të jetë 1% e GDP, që tarifat e studentëve të mos jenë më të larta se në Kosovë.

Është e disata hera që pedagogët po dalin në protestë, ku kërkojnë nga qeveria rritje të pagës dhe rritje të financimit për kërkimin shkencor.

Pas