Datat e lira të UEFA-s, të përcaktuara më 13 dhe 17 nëntor, për zhvillimin e miqësoreve po afrojnë, por Kombëtarja e Shqipërisë ende nuk ka një kundërshtar të denjë me të cilin të përballet. I vetmi konfirmim që vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit, është ai i miqësores me Kosovën në Prishtinë më 17 nëntor. Një situatë disi e papranueshme kjo po të kihet parasysh për një Kombëtare e cila do të luajë në Europian, e cila nuk gjen dot një kundërshtar qoftë dhe jo të një niveli madhor për të luajtur, ndërkohë që deri tani të vetmet pista kanë qenë takimi me Kroacinë dhe Finlandën, të cilat duket se janë ezauruar si mundësi.