Rajoni

Ministria e Shëndetësisë lançon certifikatën e vaksinimit në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 22/09/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka prezatuar ditën e sotme certifikatën elektronike të vaksinimit kundër koronavirusit.

Përmes një postimi në llogarinë e Ministrisë në rrjetet sociale, qytetarëve u janë dhënë udhëzimet e duhura për shkarkim të kësaj certificate.

Certifikata ka një QR-kod me informacione, si emri, data e lindjes, shteti që e ka lëshuar këtë dokument, lloji i vaksinës (ose dëshmia për ndonjë imunitet) dhe kur mbajtësi i kësaj certifikate është vaksinuar.

Procesi i imunizimit të popullsisë në Kosovë ka nisur në muajin mars dhe deri më tani, rreth 460 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër koronavirusit.

Të vaksinuarit në Kosovë pajisen me kartelë fizike vaksinimi kundër COVID-19.

 

Pas