Ministria e Mbrojtjes njofton se zyrtarisht ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë.
Kërkimet në zonat e goditura rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit zgjatën tre ditë dhe në to morën pjesë 250 efektivë të emergjencave civile dhe u angazhuan 12 ekipe ndërkombëtare nga Kosova, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe SHBA.
Nga rrënojat u nxorën 50 trupa të pajetë ndërsa lidhur me kërkimet e fundit në hotelin “Mira Mare” në Durrës, ku dyshohej se mund të kishte viktima të tjera, nuk është gjetur asnjë trup.
Pas kërkim-shpëtimit në terren, ekspertë shqiptarë e të huaj kanë nisur punën për verifikimet e dëmeve në terren. /Opinion.al