Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Mbrojtjes: E verteta e municioneve që i shitëm kompanisë bullgare

2017/03/31 at 3:24 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Parandalohet krimi në Tiranë, babai tentoi të vriste të birin

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas investigimit të BIRN për marrëveshjen me kompaninë bullgare, për të cilën thotë se është e licencuar nga Bullgaria ndërkohë që është verifikuar nga shërbimet e inteligjencës dhe organet e tjera kompetenve.


Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet ndërmarrjes “MEICO” që në vitin 2013 ka vendosur që të gjithë veprimtarinë e saj, përsa i përket e eksportit të stoqeve të armatim-municioneve, të trashëguara prej kohës së luftës së ftohtë ta kryejë me shtete që “end user” janë vende anëtare të NATO-s.

“Kësisoj, kjo veprimtari është kryer në përmbushje të plotë me legjislacionin ndërkombëtar, detyrimet që ka Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, si dhe angazhimeve, marrëveshjeve, traktateve të ndryshme ku vendi ynë është i përfshirë”, thekson më tej Ministria e Mbrojtjes.

Sipas saj, ky proces është tejet transparent dhe i monitoruar nga disa organizma ndërkombëtarë.

“Në lidhje me shkrimin në gazetat e sotme për shitjen e armëve ju informojmë se: Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, licencon eksportin e armëve vetëm në bazë të garancive shtetërore nga vendi importues.Gjithashtu çdo kompani e huaj apo shqiptare e përfshirë në një transferim armësh verifikohet nga Shërbimet e Inteligjencës si dhe nga organet e tjera që disponojnë informacione”, deklaron MM.

Në lidhje me shoqërinë “Alguns LTD”, Ministria e Mbrojtjes thotë se është marrë edhe informacion nga qeveria Bullgare, e cila është shprehur që kjo kompani disponon licencat përkatëse për këtë lloj aktiviteti, si dhe i ka kaluar kontrollet e sigurisë.
“Gjithashtu Bullgaria është një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, dhe ka një sistem kontrolli eksportesh të konsoliduar”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Sipas investigimit të BIRN, kompania shtetërore e eksportit të armëve, MEICO i ka shitur 17.5 milionë fishekë kinezë, 350 mortaja dhe 40,000 predha mortajash në vitin 2015 kompanisë bullgare Alguns Ltd, e cila ishte pjesë e programit të SHBA-ve për trajnimin dhe pajisjen e rebelëve sirianë.

Kjo firmë dyshohet të ketë qenë e lidhur me një shpërthim vdekjeprurës në një poligon qitjeje në Bullgari në vitin 2015, i cili shkaktoi vdekjen e një trajneri të punësuar nga Pentagoni si punonjës në projektin e Sirisë, thuhet në shkrim.

Alguns Ltd është në pronësi të Alexander Dimitrov, i cili njihet si një partner biznesi i figurës famëkeqe bullgare të krimit të organizuar, Boyan Petrakiev Borisov, i njohur me nofkën “Baroni”.
Detajet mbi shitjet me vlerë prej më shumë se 1 milion euro ekspozohen nga dokumentet konfidenciale mbi eksportet e armëve, të siguruara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN.



Ju sugjerojmë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike
Bota

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

10 Korrik, 2026 1:10 pm
Para
Skandal/ Vidhen të dhënat e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë

Skandal/ Vidhen të dhënat e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë

Grabitet supermarketi pranë Policisë së Tiranës

Grabitet supermarketi pranë Policisë së Tiranës

Ja si do jetë moti në fundjavë

Ja si do jetë moti në fundjavë
















TE FUNDIT

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
10 Korrik, 2026

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e...

Lexo më shumë

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në...

Lexo më shumë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
10 Korrik, 2026

Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Aleksandër. Sipas informacioneve vogëlushi ka ardhur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}