Aktualitet

Ministria e Brendshme: Janë rikthyer në punë 2 sportele në Rinas



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 10/09/22 |
Opi Nion

Ministria e Brendshme bëri me dije se dy sportele në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” janë rikthyer në punë, pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS mbrëmjen e kaluar.

Po ashtu, Ministria bëri me dije se shumë shpejt do të ketë rikthim të plotë të sistemit TIMS në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

“Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare”,njofton Ministria e Brendshme.

Pas