Aktualitet

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Ja pse nuk e arrestuam Albinin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 19/11/15 |
b.f

PRISHTINË- I pyetur se përse Policia e Kosovës nuk e ka arrestuar Albin Kurtin, i cili ishte dje prezent në protestë, Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni ka deklaruar se Policia e Kosovës e kryen punën e vetë kur e sheh të nevojshme.

“Policia e Kosovës vepron sipas urdhrave që vinë nga prokuroria. Prokurori mund të jep urdhrin me gojë ose me shkrim, por nuk hamendëson se çfarë duhet të veprojë”, ka thënë Hyseni.

Pyetjes se: A besoni se ka pas urdhër politik dhe a duhet urdhër për dikënd që ka shkelur ligjin?, ministri u përgjigj: “Ju garantojë që nuk ka pas urdhër politik për arrestimin e Albin Kurtit”.  Hyseni gjithashtu ka thënë se askush nuk do të amnistohet nga barra e përgjegjësisë që ka bërë.

Pse nuk arrestohet Albin Kurti?

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas