Bota

Ministri britanik: Legjitime nëse Ukraina kryen sulme brenda Rusisë me armët tona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 26/04/22 |
Opi Nion

Më herët, ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e Lavrov për anëtarët e NATO-s që po furnizojnë Ukrainën me armë.

Heappey pohoi se Perëndimi kishte qenë i kujdesshëm në dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë.

Ai gjithashtu tha për programin Today në BBC se ishte “krejtësisht legjitime” që Ukraina të kryente sulme brenda Rusisë me armët që e ka furnizuar Britania e Madhe.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar NATO-n se është “i përfshirë në një luftë me Rusinë” duke furnizuar me armë Ukrainën./Opinon.al

Pas