-U tha në Opinion

Ministrat e mësuan sot në asamble që do jenë në kabinet, Rama: Nuk ka s’du


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:48 - 02/09/21 |
el ida

Kryeministri Rama tha në “Opinion” se asnjë prej ministrave të vendosur prej tij sot, nuk e ka ditur paraprakisht faktin që do të ishte pjesë e kabinetit. Rama ka konfirmuar se të gjithë anëtarët e qeverisë e kanë mësuar vetëm sot gjatë leximit të emrave që do të ishin pjesë e qeverisë.

Fevziu: Është e vërtetë që s’ju keni thënë ministrave më përpara se do të ishin në qeveri?

Rama: Patjetër!

Fevziu: Dhe të duket normale kjo? Dikush mund të thotë që nuk dua të bëhem ministër.

Rama: Në rastin kur je në një qeveri koaliconi sigurisht do diskutosh paraprakisht për emrat. Në rastin kur një shumicë që është shumicë e një partie, ti do diskutosh kur do të marrësh ministër jashtë partisë. Ata që janë të mandatuar e kanë detyrë. Nuk mund të thonë s’du. Nuk ka s’du.

Fevziu: Po s’di ka ?

Rama: Ky nuk është restorant. Ky është një front beteje dhe në këtë front beteje kush është i mandatuar edhe ka marr përsipër të përfaqësojë shumicën./Opinion.al

Pas