-U tha në Opinion

A do të betohet qeveria e tij tek Ilir Meta? Flet Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:15 - 02/09/21 |
el ida

“Rrugët mes PS dhe Ilir Metës janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme”. Kështu u shpreh Kryeministri Rama në emisionin “Opinion”, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse mes tij dhe presidentit ka patur një tenativë për afrim gjatë kësaj vere.

Ndërkohë, edhe pse pritet një vendim i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit, Rama tha se kabineti i tij do të betohet tek Meta, nëse ai do të jetë në zyrë.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Nese deri në betimin e qeverisë Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim apo voton kundër shkarkimit të  Presidentit do të shkoni të betoheni në zyrën e tij?

Rama: Për sa kohë është në zyrë….

Fevziu: Ka patur tentativa gjatë kësaj vere mes jush dhe Presidentit për pajtim? Jeni zënë dhe pajtuar shpesh…

Rama: Nuk jemi zënë. Thjesht janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës në mënyrë të pakthyeshme.

Fevziu: Është e pakthyeshme?

Rama: Është e pakthyeshme për arsyet që janë publike./Opinion.al

 

 

Pas