Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

2023/05/22 at 9:16 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Në takimin e sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel, ministrat e vendeve anëtare do të diskutojnë për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Atyre do t’iu bashkohen edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimeve nga Bashkimi Evropian temat kryesore që do të jenë në rend dite janë procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje e Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian pritet të përsërisë edhe një herë përkushtimin për të vazhduar ndihmën për rajonin, por edhe të kërkojë nga këto vende të kryejnë obligimet e marra për të zbatuar reformat dhe për t’u përshtatur edhe me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Deri tani, të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë, kanë mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Për më tepër, në vitin e fundit, përshtatja e Serbisë me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme është zvogëluar edhe më shumë.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim edhe për kërcënimet që dëgjohen në Bosnje e Hercegovinë për rrezikimin e integritetit territorial të këtij vendi. Thirrje të tilla vazhdojnë të vinë nga lideri i Serbëve të Bosnje e Hercegovinës Millorad Dodik.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pritet që edhe nga ky takim të përsëritet thirrja për progres në procesin e normalizimit të raporteve dhe zbatimin e të gjitha obligimeve që palët kanë marrë përsipër në këtë proces.

Pas udhëzimeve që liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë nga samitet e Bërdos në vitin 2021 dhe Tiranës në vitin 2022, Bashkimi Evropian ka asistuar partnerët që të zhvillojnë kapacitetet e tyre për t’u përballur me kërcënimet hibride, posaçërisht ato kibernetike dhe me fushatat e manipulimit dhe ndërhyrjes nga faktorë të jashtëm.

BE-ja ka përfshirë vendet e rajonit edhe në planet e përbashkëta për të parandaluar aktet terroriste.

Të gjitha këto do të jenë edhe tema për të cilat ministrat e BE-së dhe kolegët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do t’i diskutojnë në takimin e tyre të përbashkët./REL

Etiketa: ballkani perendimorBE-sëMinistrat e Jashtëm

Ju sugjerojmë

29 Nëntori/ Begaj: Nderim përjetë atyre që me guximin dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë
Aktualitet

29 Nëntori/ Begaj: Nderim përjetë atyre që me guximin dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë

29 Nëntor, 2023 12:08 pm
I akuzuar për korrupsion, ish-kryebashkiaku, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
Kronikë

I akuzuar për korrupsion, ish-kryebashkiaku, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

29 Nëntor, 2023 12:04 pm
Makina e braktisur me kallashnikov e municione, brenda saj zbulohet ADN e një shqiptari
Kronikë

Makina e braktisur me kallashnikov e municione, brenda saj zbulohet ADN e një shqiptari

29 Nëntor, 2023 12:00 pm
Tre persona të maskuar grabitën argjendarinë në Kamëz, Policia: Kemi ngritur pika kontrolli
Kronikë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, pronarja: Na thanë duart lartë se ju vramë dhe morën 1.5 kg flori

29 Nëntor, 2023 11:54 am
Erdogan: Netanyahu do të mbahet mend në histori si “kasapi” i Gazës
Bota

Erdogan: Netanyahu do të mbahet mend në histori si “kasapi” i Gazës

29 Nëntor, 2023 11:42 am
Era rrëzon pemën e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë
Life Style

Era rrëzon pemën e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë

29 Nëntor, 2023 11:36 am
Kërkoi një masë më të butë sigurie, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Alma Kaçit
Aktualitet

Kërkoi një masë më të butë sigurie, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Alma Kaçit

29 Nëntor, 2023 11:27 am
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, zbulohen detaje të reja
Kronikë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, zbulohen detaje të reja

29 Nëntor, 2023 11:18 am
NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e stabilitetit, ministrja gjermane: Do dërgojmë trupa shtesë në Kosovë 
Rajoni

NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e stabilitetit, ministrja gjermane: Do dërgojmë trupa shtesë në Kosovë 

29 Nëntor, 2023 11:08 am
Sheshi Times Square “vishet” kuq e zi, shqiptarët në New York festojnë ditën e flamurit
Aktualitet

Sheshi Times Square “vishet” kuq e zi, shqiptarët në New York festojnë ditën e flamurit

29 Nëntor, 2023 11:08 am
Para
Gjermanët të etur për pushime megjithë inflacionin

Gjermanët të etur për pushime megjithë inflacionin

Në pranga të rinjtë në Tiranë. Vodhën dy herë të njëjtën banesë, sekuestrohen bizhuteritë

Në pranga të rinjtë në Tiranë. Vodhën dy herë të njëjtën banesë, sekuestrohen bizhuteritë

Imazhet satelitore zbulojnë mbrojtjen ruse përpara sulmit të madh

Imazhet satelitore zbulojnë mbrojtjen ruse përpara sulmit të madh

TE FUNDIT

29 Nëntori/ Begaj: Nderim përjetë atyre që me guximin dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë

29 Nëntori/ Begaj: Nderim përjetë atyre që me guximin dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë
29 Nëntor, 2023

Presidenti, Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët për 29 Nëntorin festën e Çlirimit. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan:...

Lexo më shumë

I akuzuar për korrupsion, ish-kryebashkiaku, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

I akuzuar për korrupsion, ish-kryebashkiaku, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
29 Nëntor, 2023

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Alla, i akuzuar për "shkelje të barazisë në tendera"...

Lexo më shumë

Makina e braktisur me kallashnikov e municione, brenda saj zbulohet ADN e një shqiptari

Makina e braktisur me kallashnikov e municione, brenda saj zbulohet ADN e një shqiptari
29 Nëntor, 2023

Zbulimi i një automjeti të braktisur në Palio Faliro të Athinës, brenda së cilit u gjet armë dhe municion, ka...

Lexo më shumë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, pronarja: Na thanë duart lartë se ju vramë dhe morën 1.5 kg flori

Tre persona të maskuar grabitën argjendarinë në Kamëz, Policia: Kemi ngritur pika kontrolli
29 Nëntor, 2023

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me grabitjen e argjendarisë të ndodhur pasditen e së martës në Kamëz. Në grabitje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com