Bota

Miliona të zhvendosur, mbi 100 të vdekur nga përmbytjet


               Publikuar në : 08:58 - 16/07/19 |
geliano fataj

Mbi katër milionë njerëz janë zhvendosur nga India, Nepali dhe Bangladeshi, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë marrë jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar shtëpi.

Më shumë se 130 vetë kanë humbur jetën nga stuhitë dhe përmbytjet. Prej tyre, të paktën 67 kanë vdekur në Nepal.

Shirat kanë shkaktuar vdekje edhe në Bangladesh, përfshirë kampet e mbipopulluara me refugjatë Rohingya.

Në Indi, rajonet e goditura më keq janë Asam dhe Bihar. Përmbytjet në Azinë Jugore shkaktojnë zhvendosje masive dhe vdekje çdo vit.

Numri i viktimave dhe dëmtimet nga sezoni i tanishëm i shirave, i cili sapo ka filluar, ka gjasa të rriten në javët e ardhshme.

Përmbytjet në Nepal, Indi dhe Bangladesh, gjatë shirave monsun në vitin 2017, kanë vrarë së paku 800 njerëz dhe kanë shkatërruar kultura ushqimore dhe shtëpi./ Opinion.al

Pas