Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta sërish kundër qeverisë, kthen dy ligje të tjera për rishqyrtim

2019/07/16 at 9:30 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Meta sërish kundër qeverisë, kthen dy ligje të tjera për rishqyrtim

Përplasja në distancë mes Presidencës dhe qeverisë vazhdon… Presidenti Ilir Meta ka publikuar mëngjesin e kësaj të marte kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve në aktin normativ me fuqinë e ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.


Në një sqarim të detajuar 6 faqesh, kreu i shtetit thotë se ky ligj i paraqitur për shpallje është një nismë ligjore e nxituar, jo e plotë dhe fryma e këtij ligji shkon në kundërshtim me kuadrin ligjor aktual në fuqi, pasi kalimi i pronës shtetërore në pronë private drejtohet nga Ministria e Ekonomisë e Financave, ndërsa me ndryshimet e reja, këtë rol e merr Këshilli i Ministrave.

Pikërisht ky delegim tek organi i Këshillit të Ministrave, thuhet në sqarimin e Presidentit është i ndaluar, sipas parashikimeve të ligjit të vitit 2001, i cili kërkon që pronat e paluajtshme publike apo pronat e paluajtshme të shtetit tjetërsohen ose jepen në përdorim sipas mënyrave dhe kufijve të përcaktuar me ligj, dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Kjo situatë, krijon një mbivendosje të asaj që lejohet dhe asaj që ndalohet midis normave rregullatore të nivelit të njëjtë, pra me ligj. Kjo gjendje konkurruese midis normave ligjore krijon rrezikun që në praktikë të krijohet konflikt institucional midis institucioneve shtetërore që zgjedhin ti referohet dispozitave të ndryshme të ligjit për të njëjtin fakt, apo mundësi të keq-zbatimit në praktikë të normës të sapo miratuar”, thuhet në relacionin arsyetues të Presidentit.

Gjithashtu, Meta ka vendosur të mos dekretojë edhe ligjin “për vetëqeverisjen vendore”, pasi, sipas Presidentit, ndërhyrjet e bëra krijojnë kompetenca për Këshillin Bashkiak që më parë nuk ishin parashikuar në ligj.

“Presidenti i Republikës, konstaton se Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimet që ka vendosur të realizojë nëpërmjet nenit 3 dhe 4 të ligjit nr. 38/2019, po krijon një kompetencë të re për autoritetet vendore, por nuk ka parashikuar asnjë dispozitë mbi mënyrën ligjore se si këto autoritete (Këshillat Bashkiakë) do të formojnë vullnetin e tyre për të përzgjedhur subjektin me të cilin do të hyjnë në marrëdhënie për të zhvilluar pasuritë e paluajtshme në pronësi të tyre. Kjo gjendje paqartësie, krijon shteg për abuzim dhe mundësi që në praktikë kjo kompetencë e re të keqpërdoret me pasoja të pariparushme për pronën publike dhe interesin publik”.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend ndryshimin në ligjin “për rezervat materiale të shtetit”, i cili u miratua më 20 qershor. Sipas këtij ndryshimi në ligj, procesi i lëvrimit të mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, i cili më parë bëhej me vendim të Këshillit të Ministrave, aktualisht kthehet në vendimmarrje individuale të Kryeministrit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Kaloi përmes autostradës, gruaja përplaset për vdekje

Kaloi përmes autostradës, gruaja përplaset për vdekje

Komiteti Helsinkit kritik ndaj pjesëmarrjes së ulët dhe votimeve familjare

“Si bëhen nul zgjedhjet e 30 qershorit...” Cutillo: Qeveria ka përgjegjësi

PS kërkon shkarkimin, reagon Malaj: Balla më ka dërguar mesazhe kërcënuese

PS kërkon shkarkimin, reagon Malaj: Balla më ka dërguar mesazhe kërcënuese
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}