Rodolfo Corazzo, i cili vrau me një plumb në zemër, të martën në mbrëmje në Rodano Milaneze hajdutin që kishte hyrë në shtëpinë e tij, nuk do të gjykohet. Provat e sekuestruara në vendngjarje demostrojnë që të tre hajdutët që donin të bastisinin vilën e biznesmenit 6o vjeçar, ishin të armatosur. Për ta konfirmuar ka folur Prokurori i Milanos, Alberto Nobili, gjatë një takimi me karabinerët pas përballjes me provat e para.