Aktualitet

Kombëtarja/ Migjen Basha i pakënaqur në Zvicër. Cili është kampionati ku do të kthehet?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 25/11/15 |
b.f

Migjen Basha nuk duket të jetë i lumtur në Zvicër. Aktualisht mesfushori Kuq e Zi luan për Lucernan në kampionatin zviceran, por duket se i mungon kampionati italian ku luajti për shumë sezone me Torinon.

Basha është mësuar të ketë thënë se: “Nuk dua të qëndroj në Zvicër, dua të luaj në nivele të larta. Nuk do të ishte keq një përvojë tjetër në Itali, do të isha i lumtur. Unë isha mësuar me kampionatin italian, ku i kushtohej vëmendje taktikës, përveç teknikës. Këtu mendojnë të vraprojnë secili për vete dhe nuk i kushtohen detajeve”, tha Basha.

Në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë Basha: “E kemi bërë një mrekulli duke u kualifikuar, do të mbetet në histori. Nuk e di sa larg do të shkojmë, do të jetë e vështirë, por nuk kemi çfarë të humbasim”

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas