Pas barazimit 1-1 ndaj Udineses, skuadra e Milanit po kalon një tjetër situatë vështirë.
Dy lojtarët Lucas Paqueta dhe Gianluigi Donnarumma janë të dëmtuar dhe nuk është i sigurt rikuperimi i tyre për të luajtur në fundjavë përball Juventusit.
Portieri italian pësoi një tërheqje muskulare, ndërkohë që talenti brazilian u dëmtua në këmbë.
Të dy lojtarët e Milanit bëjnë vazhdimisht testet fizike, por koha nuk premton shërimin e tyre para sfidës me bardh e zinjtë./ Opinion.al E.Xh.