Bota

Mijëra qytetarë protestojnë kundër masave të izolimit në Austri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:54 - 20/11/21 |
Opi Nion

Në Vjenë të Austrisë më 20 nëntor disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta për të kundërshtuar masat e reja të izolimit kundër pandemisë.

Policia tha se rreth 7,000 persona morën pjesë në protestë e cila ishte organizuar për të kundërshtuar bllokimin mbarëkombëtar që hyn në fuqi më 22 nëntor.

Protestuesit gjithashtu kundërshtuan detyrimin ligjor për vaksinim kundër koronavirusit në bazë të një ligji i cili pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022.

Partia e Lirisë e krahut të djathtë (FPOe) ka bërë thirrje për demonstrata.

Lideri i partis, Herbert Kickl, i cili aktualisht vuan vetë nga COVID-19, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në protestë.

Në një paraqitje përmes videos, ai tha se masat kundër COVID-19 janë “totalitare”.

Vende të ndryshme në Evropë janë duke marrë masa për të parandaluar përhapjen ndaj koronavirusit.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se është “shumë e shqetësuar” për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Evropë.

Duke folur për BBC-në, më 20 nëntor, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në muajin mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente./ REL

Pas