Aktualitet

Metës i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e PES-it? Reagon Partia e Lirisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 06/10/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme në media qarkulloi një e-mail, ku pretendohej se Partia Socialiste Europiane  (PSE), i kishte ndaluar Ilir Metës të merrte pjesë në kongresin e kësaj force politike që do të mbahet në 14-15 tetor në Berlin.

Në media qarkulloi lajmi se Metës i është ndaluar pjesëmarrja për shkak të bashkëpunimit me Sali Berishën.

“I dashur Ilir, faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres. Kongresi i PES pret prezantime nga parti progresiste për të shpërndarë vizionin e tyre për politikat Europiane që janë të bazuara në vlerat tona thelbësore, demokracia, liria, barazia, paqja dhe drejtësia. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ju luten kini parasysh që nuk ishte një vendim i lehtë”, thuhet në e-mail që ka qarkulluar në media.

Sakaq, ka reaguar Partia e Lirisë e cila thotë se asgjë e tillë nuk është e vërtetë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thekson se Ilir Meta nuk ka kërkuar të shkojë në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane në Berlin.

Partia e Lirisë nënvizon se e-maili që pretendohet se ka ardhur përgjigja nga partia europiane, “nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston.

“Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, një media e kapur dhe në shërbim 24/24 të propagandës së fëlliqur të qeverisë, dezinformon hapur duke gënjyer ditën për diell lexuesit, me një mashtrim kaq të trashë. Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri. Partia e Lirisë nënvizon se e-mail që pretendohet se ka ardhur përgjigja nga partia europiane, “nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”-shkruan Blushi.

Pas