Aktualitet

Meta: Të ndërtojmë të ardhmen këtu. Sakrifica e atyre që derdhën gjak të mos çohet dëm



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 29/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar homazhe sot me rastin e Ditës së Çlirimit te Varrezat e Dëshmorëve.

Meta ka dhënë edhe një mesazh për të rinjtë dhe të rejat për të cilët ka thënë se kjo ditë është reflektim për t’u angazhuar për një betejë po kaq të rëndësishme që është forcimi i Shqipërisë, i pozitës së saj dhe i garantimit të së ardhmes.

Ai tha se sakrifica e djemve dhe vajzave më patriotë që derdhën gjak nuk mund të çohet dëm.

“E rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Është një ditë krenarie për sakrificat e pakufishme të asaj gjenerate të re dhe patriotike që sakrifikoi jetën dhe dha gjithçka për lirinë e atdheut. Është një ditë mirënjohje për të gjithë ata që kundërshtuan pushtimin që në 7 prill 1939 dhe deri në ditën e çlirimit të atdheut dhe që e rreshtuan Shqipërinë në koalicionin e madh fitimtar kundër nazi-fashizmit. Sot është njëkohësisht një ditë reflektimi për t’u angazhuar të gjithë më shumë, e sidomos të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë sot për një betejë po kaq të rëndësishme që është forcimi i Shqipërisë, i pozitës së saj, i garantimit të së ardhmes së saj si një vend europian, demokratik, si një vend ku qytetarët e saj jo vetëm janë të lirë dhe të barabartë, por edhe janë plot besim dhe optimizëm për të ndërtuar të ardhmen pikërisht në këtë vend, pasi për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi është derdhur gjaku i djemve dhe vajzave më patriotë, më atdhetarë, më të ndershëm dhe kjo sakrificë nuk mund të çohet dëm”, deklaroi Meta.

Pas