Politikë

Meta takon Viktor Orban: Zhvilluam një bisedë produktive për shumë çështje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 06/07/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Meta ka publikuar një video të këtij takimi në “Facebook”, krahas së cilës shkruan se me Orban ka zhvilluar një bisedë produktive për shumë çështje me interes të përbashkët.

“Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.
Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen”,-shkruan Meta./ Opinion.al

Pas