Politikë

Meta takon ambasadoren e re të Polonisë, merr Letrat Kredenciale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 10/05/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e Polonisë Monika Zuchniak-Pazdan ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta teksa i ka paraqitur atij Letrat Kredenciale.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se Presidenti Meta e uroi Ambasadoren e re për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e tij në përmbushjen me sukses të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.

Ndër të tjera Meta ka falënderuar Ambasadoren e re të Polonisë për mbështetjen e vendit të saj ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Teka Presidenti ka vlerësuar gjithashtu edhe mbështetjen e Qeverisë së Polonisë për ndihmën e dhënë Shqipërisë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit 2019, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19./Opinion.al

Pas