-U tha në Opinion

Meta: Ramën e ftoj të bëjmë kontroll për shëndetin mendor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:20 - 15/04/21 |
el ida

Presidenti Ilir Meta është shprehur se Kryeministri Rama pas zgjedhjeve të 25 Prillit mund të shkojë në spitalin psikiatrik të Vlorës apo të Elbasanit, pasi kartela e tij është publike.

Meta tha ndër të tjera se në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrën.

Meta: Jam i gatshëm që në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrat.

Fevziu: A ju duken normale që kryeministri dhe presidenti akuzojnë njëri-tjetrin?

Meta: Ajo është kujdes për shëndetin e tjetrit.  Kartela e tij mjekesore është publike. E ftoj te bejmë te dy nje kontroll mjekesor per shendetin mendor dhe perdorimin e drogës. Kjo çështje do zgjidhet kështu: atje do të shkojë, po nuk i pëlqeu Vlora, në Elbasan. Ka dhe Çimkë Selamin aty afër./Opinion.al

Pas