-U tha në Opinion

Presidenti fton Ramën: Edi, hajde në një debat të vërtetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:56 - 15/04/21 |
el ida

Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar ftesën që kryetari i PS Edi Rama i ka bërë kreut të PD Basha, për të patur një bashkëpunim pas zgjedhjeve të 26 Prillit.

Insistimit të gazetarëve mbi këtë argument, Meta i është përgjigjur indirekt me fjalët: “Edi Rama, ky pro- amerikan që u shndërrua në gruan e Bilalit për një foto, të ftojë në bashkëpunim agjentin e Rusisë”?

Më tej, Meta u shpreh se nuk ka alergji ndaj Ramës, por ishte i gatshëm të përballej me të:  Ma sill këtu Ramën kur të duash. E pres në çdo moment, në zyrë, në çdo takim”, tha Meta.

Në vijim të diskutimit, Presidenti e ftoi Kryeministrin në debat. “Edi, mos ki frikë nga debati, hajde në një debat të vërtetë”, u shpreh presidenti./Opinion.al

 

 

Pas