Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ditën e sotme kerkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Meta tha se skandalet janë njëri më i rëndë se tjetri, ndërsa përmend, inceneratorët që nuk ekzistojnë, miliona euro, që sipas tij, janë vjedhur me energjinë elektrike, me portin e Durrësit, me koncensionet dhe PPP-të.
“Skandalet janë njëri më i rëndë se tjetri, duke nisur me qindra milionë eurot me inceneratorët që nuk ekzistojnë. Me mln eurot e vjedhura me energjinë elektrike, me portin e Durrësit, me koncensionet dhe PPP-të. Për të gjitha këto vjedhje përgjegjës është Rama. Ndaj duhet të japë dorëheqje. Ndërsa Edi Rama vazhdon të qeverisë nga ajri me charterin superluksoz, shqiptarët në tokë përballen me varfërimin. Dorëheqja është zgjidhja e vetme që shqiptarët mos të jenë më vendi i parë në botë për kërkesat për azil. Ashtu si në vitin 90 kur shqiptarët ishin përballë diktaturës, dhe sot janë përballë një regjimi po aq të urryer. Sot është regjimi i hajdutëve dhe grabitqarëve, me një kryehajdut si Rama. Ai kujton se do të fitojë kohë përmes sakrifikimit të bedelave të tij. Është e qartë se përgjegjësi për këtë shkatërrim të shtetit është i tij.”, tha Meta.