Aktualitet

Kim takim me Krajën: Pavarësisht kërcënimeve, SPAK është përqëndruar te rezultatet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 03/11/22 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, këtë të enjte ka zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK dhe me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.

Në një status në “Twitter” Kim shkruan se takimi është zhvilluar që të ritheksojë mbështetjen e SHBA-së për punën e tyre të rëndësishme. Më tej, ambasadorja amerikane thotë se pavarësisht kërcënimeve SPAK është përqendruar në ofrimin e rezultateve që tregojnë se askush pavarësisht pozicionit apo pasurisë nuk është mbi ligjin.

U takova me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe prokurorët për të ritheksuar mbështetjen e SHBA për punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve apo tentativave për presion, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush, pa marrë parasysh nivelin apo pasurinë e tij, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.

Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, të bëhet anëtare e plotë e BE-së, në mënyrë që qytetarët e rregullt të marrin frymë lirisht dhe të bëjnë një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi. Le të vazhdojmë përpara së bashku”-shkruan Kim.

Pas