Aktualitet

Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin, kë do të mbështesë Meta?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 03/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e ditës së sotme u pyet nga gazetarët se cilin nga kandidatët e deklaruar për Primaret në Partinë Demokratike do të mbështestë.

Meta i cilësoi emrat e kandidatëve si njërin më të mirë se tjetri, ndërsa shtoi se do të mbështeste cilindo që do të fitonte.

“Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi është një hap shumë pozitiv. I ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies në Bashkinë e Tiranës. Mbështesim proces, cilido kandidat që do fitojë do gëzojë edhe përkrahjen e kolegëve të tjerë që Tirana ti ikë nga duart tiranëve”, u shpreh Meta.

Sa i përket nëse do të ketë propozime për primare nga Partia e Lirisë, Meta u shpreh se do të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë ditën e sotme dhe më pas do të bisedohet me Partinë Demokratike.

“Sot do të jetë mbledhja e parë e kryesisë së zgjedhur mbrëmë. Në këtë mbledhje do të përcaktohet edhe mënyra se si do të merren në konsideratë të gjithë ata kandidatë që pretendojnë se mund të kontribuojnë në fitoren e opozitës. Për këto raste do të bisedohet me PD-në, duke respektuar marrëveshjen që ne kemi nënshkruar me të, duke respektuar primaret”, tha Meta./Opinion.al

Pas