Kryesore

Meta: Do jap dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias…


               Publikuar në : 22:11 - 13/09/19 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta, ka komentuar vendimin e mazhorancës për shkarkimin e tij dhe ardhjen e delegacionit të Komisionit të Venecias në Shqipëri.

Meta është shprehur se do të jepte dorëheqjen në rast se Komisioni i Venecias do të deklaronte se ai ka shkelur Kushtetutën kur anuloi datën e 30 qershorit për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Presidenti ka theksuar se ai ka zbatuar kompetencat e tij dhe se ka çdekretuar një dekret që e ka nxjerrë ai vetë.

 “Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë “ka çdekretuar”. Unë kam bërë një punë normale, kam çdekretuar dekretin që kam nxjerrë vetë. Ky është një dekret ekskluziv i Presidentit”, ka thënë Meta./ Opinion.al E.Xh.

Pas