Aktualitet

Meta dekreton Sokol Ngresin si gjyqtar në Gjykatën e Lartë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 03/06/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e Sokol Ngresi si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë.

Ngresi është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë gjykatë për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative përmes procedurës së ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë bëhet me 13 gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë. Nga sot Gjykata e Lartë gëzon kuorumin e nevojshëm me 2/3 e anëtarëve për t`u mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara.

Gjykata e Lartë, pas 5-vitesh në pamundësi për ta ushtruar këtë funksion themelor të saj,  nga sot mundet të ndryshojë ose unifikojë praktikën gjyqësore.

Nga sot ajo rikthehet në funksionalitet për të shqyrtuar çështje në Kolegje të Bashkuara dhe për të përmbushur plotësisht misionin dhe autoritetin e për çështje që kanë nevojë për zbatimin e ligjit, duke i siguruar kështu të gjithë sistemit gjyqësor zhvillimin e praktikës gjyqësore.

Pas