Politikë

Meta: Berisha ka qenë vetëm një herë në shtëpinë time, Basha me muaj të tërë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:29 - 22/11/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur lidhur me deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha.

Meta ka thënë gjatë një interviste televizive  se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë në shtëpinë e tij vetëm një herë, ndërsa Basha nëse do i numëronte ditët me muaj të tërë.

Më tej, kreu i shtetit tha se nuk ka ngelur në dorën e Bashës për të zgjidhur hallet e tij.

 “Zoti Berisha ka qenë vetëm njëherë te shtëpia ime. Ndërsa z.Basha me muaj të tërë me gjithë familjen, vajzat, njerëzit e afërt të tjerë. Nuk ka pasur as politikan të majtë sa ka qenë zoti Basha, te unë, te familja ime, në planin familjar. Në planin politik dihen ato oshilacionet. Unë nuk kam dashur të përfshihem dhe as jam marrë me çështjet e brendshme të PD. Jam habitur për ‘Trekëndëshin e Bermudës’. Thash se mos e kishte për Ilir Metën deputet të PS në Vlorë. Por u habita kur tha e kam ndihmuar shumë si president, po unë e kisha dëmtuar atë dhe PD. Unë nuk dëshiroj të ndërhyj në çështjet e partive, por si president, unë jam gati të jap llogari përpara tyre në çdo kohë. Në datën 11 që ka lajmëruar anëtarësia Kuvendin, në datën 18 që e ka njoftuar Kryesia, kur të kenë dëshirë, 100 m larg është Presidenca nga Pallati i Kongreseve. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë hall, ndaj nëse ngelem në dorën e z.Basha për të zgjidhur hall, askush mos e zëntë halli në këtë botë. Unë jam shumë i hapur për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike, dhe si një ish-student i Lëvizjes së Dhjetorit, pavarësisht se bindjet e mia nuk përputhen me të djathtën”,- tha Meta në Syri TV./ Opinion.al

Pas