Politikë

Meta flet për Bashën: LSI i dha besën pabesisë për djegien e mandateve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 22/11/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta është shprehur se LSI doli nga misioni i saj në momenti që dogji mandatet e deputetëve së bashku me PD.

Gjatë një interviste televizive, Meta është shprehur se “LSI i dha besën pabesisë”, duke nën kuptuar kreun e PD, Lulzim Bashën.

“Uroj që LSI të gjejë rrugën dhe jam i bindur se në të ardhmen do t’i vendosë para përgjegjësisë ata drejtues të saj që vendosën djegien e mandateve. LSI i dha besën pabesisë për djegien e mandateve dhe për këtë besoj që në LSI do të dalin përgjegjësit për këtë vendim. LSI me djegien e mandateve doli nga misioni i saj, duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e një shtojce të vetëdijshme”,-tha Meta.

Pas